Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I thjeshtë resetimi i Apple Watch (VIDEO)

NULL NULL
15.05.2015 19:14
Sot shumica e elektronikës që blihet ka masa sigurie. Por, kjo nuk ka bërë që Apple t'i vendosë këto masa edhe për Apple Watch, e cila mund të resetohet shumë lehtë.

Apple Watch nuk ka masa sigurie. Prandaj, po ju humbi, kushdo që e gjenë mundet t’a resetojë, e ju të mos e shihni kurrë më.

Në fakt, kur Ios 7 u prezantua Apple solli një karakteristikë të re të quajtur “Activation Lock”, për smartfonë, tabletë, iPod, me qëllim të parandalimit të fshirjes të të dhënave nëse e humbisni. Kjo ndalonte resetimin e pajisjes.

Kjo ishte goxha efektive në reduktimin e vjedhjeve të iPhone dhe iPad.

Por, të njejtat masa sigurie nuk janë edhe në Apple Watch, duke e bërë të lehtë që secili ta formatojë atë.

Kjo është rruga që ndiqet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.