I shpërthen mina, humb jetën minatori në Klos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I shpërthen mina, humb jetën minatori në Klos

NULL NULL
13/04/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Klos ku për pasojë ka humbur jetën një minator.

Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë, duke mos i lënë kohë të largohet 55 vjeçarit me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 te ditës së djeshme, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe së bashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.