I shkakton lëndim të rëndë viktimës – arrestohet i dyshuari - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I shkakton lëndim të rëndë viktimës – arrestohet i dyshuari

NULL NULL
09/09/2018

Të shtunën pasdite është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një burrë nga fshati Llugaxhi të Lipjanit.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë vënë prangat sepse një javë më parë ai e ka sulmuar një person duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, njofton Klan Kosova.

Viktima i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.