Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I riu në Suharekë zgjedh tribunën e stadiumit ta provojë ‘fatin’ online (VIDEO)

NULL NULL
21.09.2024 17:42

Dy golat e Mevlan Zekës duket se nuk i mjaftuan një të riu në stadiumin e qytetit në Suharekë, ta mbante vëmendjen te ndeshja futbollistike.

Në fitoren e FC Suharekës ndaj Feronikelit ’74, ai zgjodhi të argëtohej me diçka tjetër.

Ulur në shkallët e stadiumit, koncentrimi i tij maksimal ishte te loja, por jo te ajo që zhvillohej në fushën e blertë.

“Frutat” e video lojrës në telefon, ishin ato ku djaloshi ishte i fokusuar, gjatë kohës kur lojtarët e të dyja skuadrave po matnin forcat në futboll.

Vendasit morën tri pikë në duelin e xhiros së gjashtë në Superligë, kurse nuk dihet se sa mori djaloshi nga loja e tij e “preferuar”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.