I rëndësishmi Morata - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I rëndësishmi Morata

NULL NULL
16/05/2015
Massimiliano Allegri: Alvaro Morata ka fituar përvojë, është rritur fizikisht dhe është mësuar me futbollin italian. Është një lojtarë shumë i rëndësishëm.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ka përgëzuar të përzgjedhurit e tij për paraqitjen e mirë në fitoren 1 me 2 kundër Interit.

Juve që pak ditë më parë siguroi titullin e kampionit në Itali, e ka mposhtur edhe Interin duke dëshmuar formën e mirë që po kalon Zonja e Vjetër.

“Më duhet të përgëzojë gjithë djemtë e mi për lojën e mirë që bën. Unë jam i lumtur për fitoren e radhës”, tha Allegri.

Ai ka lavdëruar formën e mirë që po kalon sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi golin e fitores kundër Nerazurëve.

“Është një lojtar që ka fituar përvojë, është rritur fizikisht dhe është mësuar me futbollin italian. Është një lojtarë shumë i rëndësishëm”, theksoi ish trajneri i Milanit.