I përkeqësohet gjendja mjekut të arrestuar (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 16.04.2021 20:27 nga Arbreshë Uka 16.04.2021 20:27 Pulmologu llapjan Ibrahim Hoti është në gjendje të rënduar shëndetësore pas ndalimit që iu bë një natë më parë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, si pasojë e një incidenti të filmuar, ku Hoti shihet duke refuzuar që pas orarit të punës t’i ofrojë ndihmë një të moshuarit. Pas pesë orëve të trajtimit që morri në Emergjencën e Podujevës, mjeku i dyshuar u dërgua për në Klinikën Emergjente në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar. Megjithatë kolegët qysh në orët e paradites reaguan për arrestimin e kolegut të tyre ku kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit të shëndetësisë. Driton Veliut, dhe prokurorit të rastit. Teksa për protestën e mbajtur kreu i sindikatës për shëndetësi Shaqir Maliqi u gjobit me 250 euro nga inspektorati dhe policia, derisa paralajmëruan edhe bojkotimin e punës në QKMF, nëse nuk ndodh lirimi i mjekut. I pari i komunës së Podujevës Shpejtimi Bulliqi beson se i gjithë ky incident ka ardhur për shkak të mbingarkesës së punës që ka pasur Hoti, si i vetëm pulmolog në gjithë këtë situatë pandemie, ku sipas kolegëve, Hoti brenda ditës ka ekzaminuar rreth 80 pacientë. Në fakt, qytetarët të cilët janë edhe pacientë të Hotit, kanë fjalët më të mira për të. Megjithëkëtë, kryetari i shoqatës së pacientëve Besim Kodra kritikon sjelljen e mjekut, ani se arrestimin e Hotit nuk e cilëson si veprim të duhur. Deri në lirimin apo kthimin e Hotit në punë, QKMF e Podujevës ka mbetur pa një specialist të mushkërive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024