Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I paevitueshëm ribashkimi i “Scrubs”

NULL NULL
27.03.2023 19:41

Krijuesi i hit-serisë “Scrubs”, Bill Lawrence, ka thënë që një film ribashkimi është i paevitueshëm.

Sitkomi në fjalë ishte transmetuar gjatë viteve 2001-2010, ku bëhet fjalë për disa mjekë dhe infermiere në Sacred Heart Hospital.

Kasti dhe krijuesit e kësaj serie kishin provokuar më parë për një ribashkim të mundshëm, dhe ka rënë në sy raporti i ngrohtë që ata vijojnë ta mbajnë me njëri-tjetrin.

“Mendoj që është e paevitueshme që do të ndodhë”, ka thënë Lawrence për Variety.

“Ajo që është për të qeshur është që për herë të parë kur kalojnë gjashtë muaj pa ndenjur me njëri-tjetrin, ne do të përfundojmë duke e bërë një ribashkim të Scrubs”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.