I nënshtrohet kirurgjisë plastike pasi keqtrajtohet nga shokët e klasës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I nënshtrohet kirurgjisë plastike pasi keqtrajtohet nga shokët e klasës

NULL NULL
03/10/2015

Një 6-vjeçar iu nënshtrua kirurgjisë plastike, pasi ai tha se ishte keqtrajtuar nga shokët e klasës, të cilët e quajtën atë “Elf”, ngase veshët e tij ishin shumë të mëdhënj.

Gage Berger tha për Inside Edition se ai nuk shkonte në shkollë për shkak të ngacmimeve të fëmijëve të cilët i bënin në lidhje me veshët e tij, transmeton Klan Kosova.

“Unë thjesht nuk dua të bëjnë shaka me mua”, tha Gage.

Prindërit e tij, Tim dhe Kallie kishin frikë se ngacmimet e shokëve mund ta demtojnë atë, kështu që ata kërkuan për një kirurg plastik, i cili zvogëlon veshët e tij.

Operacioni kishte kaluar me sukses, dhe dy  ditë më vonë, Gage kishte vesh të vegjël.

Kur Gage i pa ata, ai ishte tejet i emocionuar.