I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë NULL NULL 14.01.2021 15:37 14.01.2021 15:37 Policia e Tiranës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka i përvetësuar një shtetaseje shumën prej 270 mijë euro. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën pa faturë tatimore, por sipas burimeve mësohet se e dokumentuar ka qenë shuma prej 91 mijë euro. Rasti në fjalë është regjistruar në vitin 2017 por është denoncuar ditët e fundit në policinë e Tiranës, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar. 51-vjeçari mësohet se ka patur një agjenci udhëtimi dhe dyshohet se mashtronte qytetarët me pretendimin se do i bënte ortakë ose do i ndihmonte të hapnin biznes. Alimehmeti dyshohet të ketë mashtruar dhe persona të tjerë në këtë skemë, pasi ka qenë dhe më herët i proceduar për veprën penale të mashtrimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 5 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 7 minuta më parë