I mituri ther disa herë me thikë të miturin në Deçan NULL NULL 09.08.2022 08:57 09.08.2022 08:57 Një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër në fshatin Shaptej të Deçanit. Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 42 minuta më parë