Lajmet e fundit

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të mërkurën në Hajvali të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, një persona dyshohet se ka sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një thikë, një të mitur.
Si pasojë e sulmit, i mituri ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.