Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mbyllur për gati 3 vjet, Teatri Kombëtar u “strehua” në një sallë me qira (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2025 19:14

“Aroma e Hënës”, e cila u shfaq të premten e 10 qershorit të 2022-ës, është shfaqja e fundit e cila u luajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Më 1 korrik të këtij viti bëhen 3 vjet që kur Ministria e Kulturës ia vuri drynin institucionit më të rëndësishëm të artit teatral në vend, me një qëllim të vetëm – renovimin nga themeli deri në çati, raporton Kiks Kosova.

Në njoftimin që Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar e bëri atë kohë, thuhej se teatri po mbyllej për shkak se objekti i tij paraqet rrezik.

Por punën që kërkohej të kryhej me urgjencë, Ministria e Kulturës e mori me shumë nge.

Më shumë se dy vjet iu deshën këtij dikasteri që të nis procedurat e prokurimit dhe të përzgjedh Kompaninë punëkryese.

Tenderi i cili kap vlerën e mbi 6.9 milionë eurove iu dha konsorciumit të kompanive “Limit Project” dhe “Rinesa Sh.p.k”.

Restaurimi dhe konservimi i objektit të Teatrit Kombëtar nuk nisi deri në shtator të 2024-ës, më vonë se dy vjet nga mbyllja e tij.

E disa muaj më pas, tempulli i kulturës u zhvendos në një të vetme sallë me qira në Pallatin e Rinisë, e cila fillimisht ishte planifikuar të huazohej vetëm për programin “skena e vogël”, por që përfundoi si strehë për tërë institucionin.

Kjo është hera e shtatë që nga paslufta që Teatri Kombëtar i Kosovës i nënshtrohet renovimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.