I kthehet lumturia të dëshpëruarit të Brazilit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I kthehet lumturia të dëshpëruarit të Brazilit

NULL NULL
15/06/2015
Kur Brazili e pësoi humbjen dëshpëruese 7-1 ndaj Gjermanisë vetëm një vit më parë, një fans u bë i famshëm në internet me veçantinë e dëshpërimit të tij.

Emri i tij është Clovis Fernandes, dhe ai theu zemrat e të gjithëve kur kamerat televizive fokusuan atë duke i përmbledhur ndjenjat e një kombi të tërë.

Pastaj doli qe Frenandes i ka përcjellur lojërat e kupës së botës që nga viti 1990,kur ai la punën si pronar i një restauranti picash, dhe me lejen e gruas së tij ia dedikoi jetën pasionit të tij jetësor, përcjelljen e Brazilit.

Ai shumë shpejt u bë i njohur si njeriu më i dëshpëruar në Brazil pas rezultatit me Gjermaninë.

Por , tani në Kupën e Amerikës ai u shfaq sërish para kamerave në ndeshjen ndaj Perusë dhe përsëri në dorë e kishte trofeun e kupës së botës.

fernandes

Këtë ndeshje Brazili e fitoi me rezultat 2-1 dhe  tifozi u pa shumë i gëzuar , me shpresën që Brazili mund ta fitoj këtë kompeticion, raporton Metro.uk transmeton Klan Kosova.