Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“I keni duart me gjak”, pankartë kundër Serbisë në paraqitjen e Eurovizion (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2025 10:12

Pas performancës së përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik shpalosi një pankartë me mbishkrimin “Duart tuaja janë të përgjakura”.

Në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj.

Lidhur me këtë në “Weekend” në Klan Kosova ka folur gazetari Redjon Shtylla, i cili tha se ky rast e vulosi dështimin e Serbisë në Eurovizion.

“E vulosi edhe më shumë dështimin e përfaqësimit serb, mund të lidhet edhe me studentët por edhe me mospranimin e serbëve për krimet e kryera në Kosovë”, tha Shtylla.

Ky mesazh i pankartës u pa si përkrahje të protestave brenda Serbisë, por u diskutua nëse është rikujtim për krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

Ndiqeni videon në vijim për më shumë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.