Lajmet e fundit
Hoxhë Jahir Beqiri ka folur për tolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve, duke përmend respektin dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Beqiri tha se shqiptarët myslimanë gjithmonë i kanë respektuar dhe nderuar bashkëkombësit e tyre të besimit krishterë.
“Ne gjithmonë vëllezërit tonë të besimit të krishterë i kemi ruajtur. Gjithmonë i kemi respektuar, gjithmonë i kemi nderuar. Kurrë, asnjëherë keq s’u kemi bërë”, tha ai.
Ai u shpreh se ruajtja e vëllazërisë dhe tolerancës është e rëndësishme për bashkëjetesën ndërmjet shqiptarëve të besimeve të ndryshme.