I ka katër diploma, por s’pranohet në punë se ka telashe me të pamurit

I ka katër diploma, por s’pranohet në punë se ka telashe me të pamurit

NULL NULL
2 months më parë

Betim Bregovina, person me aftësi të kufizuara, i cili ka probleme me të pamurit, foli në Info Magazine të Klan Kosovës, duke treguar përvojën e tij dhe diskriminimin që ka përjetuar.

Bregovina ka diplomuar në dy nivele baçelor dhe dy master, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të gjejë punë.

“Ka pasur diskriminim në aspektin e punësimit dhe kjo fatkeqësisht ka ndodhur në institucionin, ku unë kam mbaruar gjysmën e shkollës fillore dhe të mesme, në Qendrën Burimore në Pejë”, tha Bregovina.

“Aty është dashtë me qenë një vend, ku ata si institucion me i besu punës së vetë, përgatitjes së nxënësve, por fatkeqësisht e kanë shfaqur të kundërtën”, u shpreh aktivisti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Bregovina shprehu optimizëm për krerët e shtetit, duke treguar një rast me ministrin e Kulturës.

“Ka një ndryshim të vogël, nuk e them se kam preferencë subjektive politike, por e them duke u bazuar në përvojë personale, ku promovuam numrin e dytë të revistës ‘Fuqia e fjalës’ dhe aty ishte ministri Hajrullah Çeku, të cilin e përshëndes dhe e falënderoj publikisht se ka ardhë në prezantim dhe është një veçanti që nuk ka ndodhur me paraardhësit e tij, të cilët kanë ardhur për të folur vetëm për 5 minuta dhe kanë ikur, por Çeku ka ardhur 10 minuta para se të fillojë promovimi dhe ka dalë pasi kanë dalë të gjithë prej sallës”.

“Kjo përbërje ekzekutive po tregon një sjellje më të mirë, por puna do të flasë së bashku me kohën”, shtoi tutje Bregovina.