I hyn e zhveshur në banesë,telefonon policinë NULL NULL 02.05.2015 22:28 02.05.2015 22:28 Një njeri në Arizona, të premtën e ka telefonuar policinë për një kërkesë të veçantë. Sipas Mandotary.com të premtën në ora 4 të mëngjesit një burrë kishte telefonuar policinë, duke thënë që një vajzë ishte futur në banesën e tij duke vrapuar për në dhomën e tij të gjumit,dhe më pas ishte zhveshur duke bërtitur : “A jam e bukur ?”. Ai i kishte kërkuar asaj që të largohej, mirëpo ajo kishte refuzuar kështu që ai nuk kishte tjetër zgjidhje përpos që të telefononte policinë. Kur erdhën policët arritën që ta prangosin vajzën që më vonë u mësua që është Makena Maire Haydon 20 vjeçe. Ajo u paditë për sjellje të çrregullt, zhveshje të pahishme,posedim të marihuanës dhe për kundërshtim ndaj policisë kur ata kishin tentuar që ta arrestojnë.