I goditi rrufeja kur ishin duke bërë selfie (FOTO)

I goditi rrufeja kur ishin duke bërë selfie (FOTO)

NULL NULL
2 months më parë

Për fotografë amatorë nuk është edhe shumë e zakontë për ta zënë rrufen për derisa ajo është duke ndodhur, mirëpo edhe më e rrallë është të bësh foto duke të goditur rrufeja.

Këtë fat e patën dy motra dhe vëllai i tyre kur u strehuan nga shiu i madh nën një pemë dhe vendosën të bënin disa selfie.

Por ndërsa kamera ishte duke u shkrepur, goditi një rrufe, duke krijuar këtë imazh mahnitës.

Për fat të mirë, Rachel, Isobel dhe Andrew Jobson shpëtuan me djegie të lehta. Treshja, nga Berkshire të Britanisë, ishin në një udhëtim me biçikletë kur u kapën nga reshjet e mëdha, përcjell Klankosova.tv.

Studenti i doktoratës Isobel, tha: ”Pamja jonë në momentin që goditja e rrufesë ndodhi ishte në datën 17.05. Unë bëra një foto duke buzëqeshur dhe atëherë donim një foto të trishtuar në shi”.

“Papritmas unë isha në tokë dhe nuk mund të dëgjoja asgjë përveç një gumëzhitëje të fortë. I gjithë krahu im i djathtë ishte i mpirë dhe nuk mund ta lëvizja”.

Motra e saj Rachel, shtoi: ”Ne po bo e bënim një fotografi me telefonin tonë dhe pastaj e pash vetën në tokë”.

”Motra ime dhe unë bërtisnim. U dogja në kofshë dhe stomak”.

Ata u ndihmuan nga kalimtarët para se të mbërrinte ambulanca për t’i dërguar në Spitalin “St George” në Tooting, në jug të Londrës. Ata u liruan nga spitali disa orë më vonë, raportoi BBC.

Familjes iu tha se një pllakë titaniumi në krahun e Isobel – e vendosur atje pas një aksidenti çiklizmi – mund të ketë qenë arsyeja që goditi rrufeja. Rakela shtoi: ”Motra ime e kishte krahun shumë të nxehtë, për shkak të pllakës.”

Shiu i madh që ra në më pak se dy orë, është e zakonshme nëse këto reshje do të binin brenda muajit.

Shiut kishte duke shkaktuar përmbytje të mëdha që mbushën shtëpi dhe çuan në ndalimin e rrjeteve të transportit në rrethinën e Londrës.