“I gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije”, policia jep detaje për therjen në Pejë NULL NULL 13.07.2024 09:31 13.07.2024 09:31 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Policia ka dhënë detaje për përleshjen që ndodhi dje në Pejë, ku mbeti i therur një person. Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. “Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK”. “Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”. Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 5 orë më parë