I futet një gruaje në banesë dhe e kërcënon me thikë

I futet një gruaje në banesë dhe e kërcënon me thikë

NULL NULL
1 month më parë

Të enjten në Istog një grua ka raportuar në polici se një person i është futur në banesë dhe e ka kanosur me thikë.

Sipas saj, ai ka kërkuar para nga ajo, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes kur ajo nuk i ka dhënë para.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në banesë e saj dhe e ka kanosur me thikë duke i kërkuar para, pasi viktima nuk ka pasur para për t’i dhënë ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”.