I forti Channing Tatum - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I forti Channing Tatum

NULL NULL
26/05/2015
Channing Tatum është super i gëzuar për faktin se do të jetë pjesë e X-Men

Aktorit 35 vjeçar i është lejuar ta lexojë historinë e filmit, dhe pasi e ka parë draftin e parë të skriptës është shprehur se ndihet shumë i emocionuar.

Sipas tij, ngjarja ka të bëjë me shpëtimin e botës, por ndoshta do të ndryshohet pak.

Ylli i Magic Mike ka konfirmuar se do ta portetizojë Gambit dhe për këtë shkak është i lumtur, pasi thotë se përshtatet me karakterin jugor në disa nivele.

“Më pëlqen Gambit. Jam rritur në jug. Babai im është nga Louisiana. Kemi shkuar në New Orleans shpesh dhe kam pasur rastin të dëgjoj të gjitha dialektet”, ka thënë Tatum.

Gambit pritet të lansohet në tetor të vitit 2016.