Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I fejuari i akuzohet për tradhti, Becky G: Gjërat ndonjëherë nuk shkojnë si i planifikoni

NULL NULL
16.04.2023 10:50
Becky G
Becky G

Ndonëse është bërë pjesë e dramës se mediave të huaja për lidhjen e saj me të fejuarin, Sebastian Lletget, këngëtarja Becky G ka folur para adhuruesve të saj për këtë gjë.

Ajo, derisa ishte duke performuar në Coachella, tha se ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç planifikohen.

“Unë do të them vetëm këtë. Por ndonjëherë, nuk është refuzim. Është ridrejtim”, ka thënë Becky G.

24-vjeçarja në gishtin e saj më nuk e pati as unazën e fejesës.

Muajin e kaluar, Becky G doli në iHeartRadio Music Awards pa unazë fejese, disa orë pasi i fejuari i saj kërkoi falje publike në Instagram në përgjigje të thashethemeve për tradhti, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.