I dyshuari që planifikoi vrasjen e Kurtit thotë se Policia e Kosovës nuk e kishte pyetur asgjë për këtë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dyshuari që planifikoi vrasjen e Kurtit thotë se Policia e Kosovës nuk e kishte pyetur asgjë për këtë

NULL NULL
21/09/2022

I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra ka bërë një deklarim publik lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.

”Çka me spjeguar, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikuar për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzuar, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”.

Tutje ai tregoi në t7,  për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit kosovar, përcjell klankosova.tv.

”Për herë të parë e kam marrë vesh paradite rreth orës 11:00. Kam qenë në Shkodër në kafe dhe më thërret dikush nga Gjermania dhe më thotë ‘A je duke i shiku lajmet?’, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinuar kurrë në jetën teme”.

Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.

”Nuk më ka pyet kurrkush nga policia për këtë gjë”.

”Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentet, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk më tregonin pse jam ndal”.

”Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i krimeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptoja mirë se për çka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, tha ai.