I dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit ka edhe nënshtetësi serbe (VIDEO) NULL NULL 22.02.2016 20:38 22.02.2016 20:38 Veturat që janë në pronësi të personit i cili dyshohet se vrau 35 vjeçaren Dafina Zhubi më 17 shkurt rreth orës 9e30 nuk janë kontrolluar nga policia. Prokurori i rastit Ilaz Beqiri tha për Klan Kosovën përmes telefonit se veturat nuk janë subjekt për hetim dhe si të tilla nuk ka arsye për kontrollim. Kjo edhe pse familjarët tregojnë se e gjakovarja e ndjere, për herë të fundit në këtë banesë në Prishtinë, erdhi me njërën nga veturat. Por në mes të dy veturave ekipi i Klan Kosovës gjeti një grumbull letrash të grisura, të cilat pasi u bashkuan dolën të jenë një kopje e pasaportës së të dyshuarit për vrasje Astrit Dibra. Kjo kopje tregon se Astriti ka edhe një pasaportë me nënshtetësi serbe, por që aty mbiemrin e ka Hamiti. Klan Kosova ka provuar të bjerë në kontakt me familjen e Atrit Dibrës – Hamitit i cili aktualisht është në paraburgim, por as gruaja e tij e as motra nuk deshën të flasin. Klan Kosova mëson se Dibra që sipas familjarëve është pronar i dyqaneve të lojërave të fatit, ishte dëshmitar i krahut të Enver Sekiraçës në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza. Kronikë nga Blerta Ahmeti.
Kosova Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara 13 minuta më parë