I dyshuari për sulmin në xhaminë në Tiranë: Muslimanët duhet të ndëshkohen

I dyshuari për sulmin në xhaminë në Tiranë: Muslimanët duhet të ndëshkohen

NULL NULL
3 weeks më parë

Gjatës ditës së djeshme ka ndodhur një sulm me thikë ku janë plagosur pesë persona.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari Rudolf Nikollaj, 34 vjeçar.

Sipas raportimeve të BallkanWeb tani rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka raportuar se rasti në Prokurori është duke u trajtuar për “Financim të terrorizmit”, që në Shqipëri dënohet me 15 vjet burgim, burgim të përjetshëm apo gjobë deri në 80 mijë euro.

I dyshuari për sulmin Rudolf Nikollaj, në momentin e parë kur është dërguar në polici ka deklaruar se “Muslimanët duhet të ndëshkohen”.

Bëhet e ditur se nga pesë të plagosurit, katër janë liruar nga spitali kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës, raporton Ballkan Web përcjell Klan Kosova.

Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi të kufizuar tek terminali i autobusave të veriut.