I dyshuari për sulmimin e Rushdie i lexoi vetëm dy faqe të “Vargjeve satanike” NULL NULL 18.08.2022 13:47 18.08.2022 13:47 Burri i akuzuar për therjen me thikë të shkrimtarit Salman Rushdie thuhet se ka lexuar vetëm dy faqe të romanit kontrovers “Vargjet satanike”. Hadi Matar, 24 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rrjedhin nga sulmi në një ngjarje në Nju Jork javën e kaluar. Në një intervistë me New York Post nga burgu, Matar tha se Salman ishte “dikush që sulmoi Islamin”. Por ai nuk konfirmoi se veprimet e tij të supozuara ishin nxitur nga një dekret i lëshuar nga Irani në vitet 1980. Matar aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Chautauqua, në shtetin e Nju Jorkut. Sir Salman botoi romanin e tij të famshëm dhe të diskutueshëm “Vargjet satanike” në vitin 1988, duke shkaktuar zemërim në mesin e disa myslimanëve, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi. Publikimi i librit nxiti liderin iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini të lëshonte një dekret, duke bërë thirrje për vrasjen e shkrimtarit në vitin 1989. Matar i tha New York Post se kishte lexuar vetëm “disa faqe” të librit dhe nuk tha nëse dekreti e kishte frymëzuar atë. “Unë e respektoj Ayatollahun. Mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa do të them për këtë,” tha ai. Matar gjithashtu i tha gazetës se ishte “i befasuar” kur dëgjoi se Salman i kishte mbijetuar sulmit. “Nuk më pëlqen ky person. Nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë. Nuk më pëlqen shumë”, tha Matar, sipas gazetës. “Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimin e tyre, sistemet e besimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.