I doli videoja duke ngrënë qebapa, Ademaj: Shkelje e privatësisë (VIDEO) NULL NULL 03.03.2025 14:51 03.03.2025 14:51 Arbnora Ademaj. Foto nga Instagrami. Modelja dhe ish-Missi, Arbnora Ademaj, u bë pre e një kamere të fshehur nga emisioni “Prive”, ku u kap duke ngrënë qebapa. Videoja shkaktoi polemika në rrjet, me disa që e komentuan si “rënie të standardit” për një modele, transmeton Klankosova.tv. Gazetarja e “Prive”, Blinera Vitija, tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se një material i tillë është një formë paparaci, e zakonshme në botë, dhe se ekipi i tyre synon ta sjellë këtë praktikë edhe në Kosovë. Sipas saj, Ademaj ndodhej në hapësirë publike dhe nuk mund të konsiderohet shkelje e drejtpërdrejtë e privatësisë. Në një lidhje telefonike poashtu për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Arbnora Ademaj e cilësoi këtë si shkelje të privatësisë dhe paralajmëroi se do të ndjekë rrugë ligjore duke ngritur padi. Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Sabrina Carpenter pritet të ndalojë përdorimin e telefonave në koncertet e saj 19/06/2025