I dërguari i posaçëm kinez do të vizitojë Rusinë më 26 maj NULL NULL 23.05.2023 15:36 23.05.2023 15:36 I dërguari i posaçëm kinez për çështjet e Euroazisë, Li Hui, do ta vizitojë Rusinë më 26 maj, raportoi TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, transmeton Klan Kosova. Li ka qenë në një turne të zgjatur në Ukrainë, Poloni, Francë dhe Gjermani. Javën e kaluar, ai u bë zyrtari më i lartë kinez që vizitoi Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë. Gjatë ditës, kryeministri i Kinës, Li Qiang, tha se Pekini është i gatshëm të zgjerojë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Moskën në një letër urimi drejtuar Forumit të Biznesit Kinë-Rusi, i cili po mbahet në Shangai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.