I dënuari me 25 vjet burgim për vrasje ekstradohet nga Franca në Shqipëri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dënuari me 25 vjet burgim për vrasje ekstradohet nga Franca në Shqipëri

NULL NULL
27.03.2023 16:27
ekstradimi

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas të dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendim.

Personi i ekstraduar është shtetasi 43-vjeçar, B. M., i cili rezultoi i dënuar me 25 vjet nga Gjykata e Tiranës për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi B. M. iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.