Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dënuar për vrasjen e gruas në Itali, shqiptari gjendet i pajetë në burg

NULL NULL
11.06.2025 19:53
Foto ilustruese

Lulzim Toci, 31 vjeçari shqiptar i burgosur në Santa Maria Capua Vetere, është gjetur pa shenja jete ndërsa vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij, Eleanor Toci, 24 vjeçe, të cilën e mbyti në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello para syve të fëmijëve.

Toci ndodhej në njësinë psikiatrike të burgut dhe vuante nga skizofrenia akute sipas rezultateve të ekzaminimit mjekësor në burg, të urdhëruar nga gjyqtari hetues Pasquale D’Angelo i gjykatës së Santa Maria Capua Vetere.

Vrasja e gruas së tij daton më 9 tetor të vitit 2024. Atë natë, i riu shqiptar ishte shfaqur në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton aty pranë dhe kishte kërkuar të çohej në spital.

Kunata, duke mos e parë Eleanorën me të, e kishte telefonuar. Djali 6-vjeçar i ishte përgjigjur video-thirrjes dhe kishte treguar trupin tezes së tij. Gruaja më pas kishte njoftuar policinë, e cila e kishte ndaluar 31-vjeçarin para shtëpisë./Euronews.al

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.