I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari NULL NULL 12.06.2025 23:46 12.06.2025 23:46 Policia e Elbasanit ka arrestuar një 50-vjeçar të dënuar nga drejtësia italiane për krime kundër personit dhe krime seksuale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 47”, u vu në pranga në qytetin e Elbasanit shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç, transmeton klankosova.tv. Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim. Interpol Tirana sipas euronews, po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Irani thotë se bisedimet me ShBA-në janë “të pajustifikueshme” për shkak të “egërsisë” së Izraelit 1 minutë më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Vujoviqi do të largohet me forcë nga Kosova 51 minuta më parë