I dashuri i ri i Rita Orës jeton ende me ish-gruan? NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 I dashuri i ri i Rita Ora ‘s, Travis Barker, thuhet se ende jeton me ish-gruan e tij, pavarësisht lidhjes së tyre që i kishte ardhur fundi disa vite më parë. Bateristi Blink-182 ka një marrëdhënie toksike me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, me të cilën ai e ka një djalë 11 vjeçar dhe vajzën nëntë vjeçare, dhe ende banojnë në shtëpinë e tyre 2 milionëshe në Los Angelos, transmeton Klan Kosova. Një burim i ka thënë gazetës The Sun: “ Travis dhe Shanna ende jetojnë së bashku dhe ende kujdesen për njëri tjetrin pafundësisht. Ajo ishte e interesuar për meshkuj të tjerë, por Travis nuk e lë të shkojë”. Miqtë e çiftit besojnë se rokeri 39 vjeçar për të cilin kohën e fundit është thënë se është në lidhje me Rita Orën, po përdorë gjyqtarën e X Factor për ta bërë xheloze ish modelën e Playboy-it. Burimi shtoi: “Mendoj se Travi është duke e përdorur Ritën për ta bërë xheloze Shanna-n. Ai gjithmonë do ta dashurojë atë”. “Ai u tha miqve se mendon se ata do të përfundojnë së bashku, edhe pse ata janë të divorcuar, të ribashkuar dhe të ndarë me shumë se njëherë”.
Ndërkombëtar 16 herë kur të famshmit na treguan se si të zotërojmë versione të ndryshme të vetes 2 minuta më parë