Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria, ku është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Pas takimit, Von der Leyen publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Ajo theksoi rëndësinë e reformave, veçanërisht në drejtësi dhe mjedis, si dhe të dialogut me shoqërinë.
“E kënaqur të nis vizitën time në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ju po punoni fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është kyç. Njëkohësisht, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv