I caktohet masa e paraburgimit të miturit që u kthye nga Siria NULL NULL 20.04.2019 16:45 20.04.2019 16:45 Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të mituri me inicialet R.T në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari është njëri prej të arrestuarve që mbrëmë janë riatdhesuar nga Siria në Kosovë, ndërkaq të therët pritet që nesër të dalin para gjykatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 7 minuta më parë