I biri i Vuçiqit në Graçanicë, mban në bluzë mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion” (VIDEO) NULL NULL 28.06.2023 11:57 28.06.2023 11:57 Danilo Vuçiq, i biri i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në liturgjinë e mbajtur në Manastirin e Graçanicës për “Festën e Vidovdanit”. Ai është parë brenda oborrit të manastirit duke u përshëndetur me serbë të tjerë. Në një bluzë të veshur, mbrapa ai ka pasur një mbishkrim ku thuhet “Dorëzimi s’është opsion”.