”I am alive” për çmimin e parë NULL NULL 07.05.2015 10:37 07.05.2015 10:37 Mediat botërorë këngën ''I am alive'' të Elhaida Danit, e kanë favorizuar për çmimin e parë në Eurovision. Kënga “I am Alive” e këngëtares shqiptare Elhaida Dani është vlerësuar shumë në një shkrim të gazetës prestigjioze “The Mirror” të publikuar sot. Gazeta shkruan se Shqipëria ka bërë debutimin e saj në Eurovizion në vitin 2004, por ka hyrë në finale vetëm gjashtë herë, dhe që nuk është shumë gjë e mirë. ”Suus’ i Rona Nishliut ka qenë suksesi më i madh për Shqipërinë, duke u radhitur e 5-ta në këtë festival të vitit 2012. Por, katër herë të tjera ka dështuar për të hyrë në finalen e madhe të Eurovisionit (në vitet 2006, 2007, 2011, 2013) ka shtuar më tej ”The Mirror”. Sipas kësaj gazete, këtë vit Shqipëria konsiderohet si një konkurente e fortë, pasi që ajo përfaqësohet nga Elhaida Dani e cila njihet me vokalin e saj të fortë dhe që ka impresionuar gjysmën e Evropës. Madje,e përditshmja britanike ka shtruar pyetjen se nëse fituesja e ”The Voice of Italy” që ka lënë pas çdo konkurente tjetër që ka marrë pjesë deri më tani në Eurovision, do të jetë në gjendje ta fitojë vendin e parë?, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Naomi Campbell thotë se përdori drogë për të 'mbuluar' pikëllimin nga vdekja e Gianni Versaces 21/09/2023