Hyseni: Vitin e ardhshëm udhëtojmë pa viza NULL NULL 13.12.2015 22:00 13.12.2015 22:00 Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se rekomandimi për vizat që pritet të vijë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë pozitiv. Hyseni shkruan në llogarinë e tij në Facebook se kjo vjen pas një pune të madhe që është bërë dhe se kosovarët më në fund do të udhëtojnë pa viza, duke filluar nga viti i ardhshëm. “Puna e madhe që kemi bërë, e që ka rezultuar me plotësimin e tërsishëm të kritereve nga udhërrëfyesi, na jep çdo të drejtë të besojmë se rekomandimi për vizat, që pritet gjatë javës që po hyjmë, do të jetë pozitiv, në mënyrë që vitin e ardhshëm edhe kosovarët të mund të udhëtojmë pa viza në Evropë”, shkruan Hyseni, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024