Hyseni për zgjedhjet e Serbisë: Kurti dhe Osmani i thanë jo Quint-it për një grusht votash të mjera NULL NULL 05.04.2022 21:47 05.04.2022 21:47 Ish-koordinatori nacional për dialog dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është deklaruar rreth kundërshtimit të institucioneve kosovare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Hyseni ka folur edhe për zhgënjimin e vendeve të Quint-it për mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, teksa ka akuza edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv. Ai kundërshtimin e Osmanit dhe Kurtit për mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë e quan politikë populliste. “Zotëri Kurti dhe zonja Osmani është dashtë të studionin në gjithë dimensionin e saj atë porosi dashamirëse dhe thirrje dashamirëse të Quint-it sepse ata i thanë jo – jo pse mendojnë që s’ka qenë dashamirëse dhe e qëlluar. Ata [Kurti dhe Osmani] i thanë jo për një grusht votash të mjera”. “Kjo është politikë populliste e cila çdo veprim politik e kalkulon dhe e përkthen në votë” tha ai. Hyesni, në “Rubikon”, vlerëson se kryeministri Kurti më shumë ka bërë fushatë që prej se mori këtë post sesa punë. “Më thuani kur e ka ndërpre Albin Kurti fushatën parazgjedhore që kur është bërë kryeministër. Më shumë ka bërë fushatë parazgjedhore sesa që ka bërë ndonjë punë për këtë vend”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024