Hyseni merr vendim që komunarët e Gjilanit të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hyseni merr vendim që komunarët e Gjilanit të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit

NULL NULL
28.03.2023 17:38

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një vendimi ka bërë të ditur se i gjithë stafi i administratës komunale që do të agjërojë, do të ketë një orë më pak punë.

Hyseni ka angazhuar drejtorit komunale që të mbajnë evidencë për zyrtarët publik për orarin e ri, njofton Klankosova.tv.

Me orarin e ri, stafi i komunës do të nisë punën nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët.