Hyseni kërkon anëtarësim në Interpol - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hyseni kërkon anëtarësim në Interpol

NULL NULL
27/05/2015
inistri i Brendshëm, Skënder Hyseni, po qëndron për një vizitë tre ditore pune në Nju Jork, për të takuar përfaqësues të OKB-së për sundim të rendit dhe ligjit .

Gjatë ditës së parë të qëndrimit në Nju Jork, ai ka zhvilluar takime të veçanta me zStefan Feller, Shef i Divizionit Policor në Departamentin për Operacionet Paqeruajtëse të OKB-së.

Në këtë takim, Hyseni dhe Feller kanë zhvilluar një diskutim substancial rreth bashkëpunimit policor ndërkombëtar të Kosovës.

Hyseni e ka njoftuar Feller me përmbajtjen e aplikacionit për anëtarësim në INTERPOL të cilin Kosova e ka dorëzuar në fund të prillit. Me këtë rast, Ministri Hyseni ka ofruar argumente të fuqishme pse Kosova duhet të jetë anëtare e INTERPOL-it dhe i ka ftuar agjencitë përkatëse të OKB-së që ta përkrahin këtë anëtarësim.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme ministri i brendshëm ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ambasadorin Ufuk Gokcen, pastaj Përfaqësuesin e Përhershëm të Sllovenisë, Ambasadorin Andrej Logar, si dhe atë të Italisë, Ambasadorin Sebastiano Cardi. Në të gjitha këto takime temë bosht e bisedës ishte kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Të gjithë bashkëbiseduesit e Ministrit në këto takime janë pajtuar se Kosova duhet të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtarë dhe kanë ofruar përkrahjen e tyre që kjo të arrihet