Hyseni: Gjilani nuk është rastësisht në finale të Kupës së Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hyseni: Gjilani nuk është rastësisht në finale të Kupës së Kosovës

NULL NULL
23.04.2023 23:15
Alban Hyseni

Ndihmës trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur neutral në pyetjen se kë e sheh si favorit në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës. Ai tha se të dy ekipet kanë bërë mund për të arritur deri këtu dhe se fituesi është vështirë është të parashikohet.

“Sa i përket ndeshjes nuk mund të them se cili është favorit. Të dy ekipet kanë kaluar goxha  njëfar rruge për të ardhur në finale. Ndeshja do të zhvillohet pas më shuam se një muaji. Mund të ketë faktorë si lëndimi i lojtarëve”, tha Hyseni në Sports Show të Klan Kosova.

Ish-kapiteni i Gjilanit tha se ekipi i tij ka treguar një performancë goxha të mirë deri tek arritja në finale.

“Gjilani nuk është rastësisht në finale, e ka një statistikë të goldallimit 17 me 2. Llapin e kemi mposhtur edhe si vendas edhe si mysafirë, ekip ky që nuk është për t’u nënçmuar apo i lehtë për t’u kaluar. Po ashtu në çerekfinale e kemi pasur Trepçën 89’ si mysafirë, edhe aty kemi fituar me një rezultat të bindshëm, 5-1”, deklaroi Hyseni.

Prishtina arriti në finalen e kësaj gare pas një fitoreje të thellë 5:0 kundër Vushtrrisë në ndeshjen kthyese që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kësisoj, me rezultat të përgjithshëm 8:1, prishtinasit rikthehen në finalen e kësaj gare, ku ishin edhe në vitin 2020. Ndërkohë, Gjilani arriti të eliminojë fituesin e dy viteve të fundit të kësaj gare, Llapin, me rezultat të përgjithshëm 3:1. Në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi me shifrat 1:0. Për Gjilanin kjo është hera e pestë që kualifikohet në finale të kupës, por pas një kohe të gjatë, pasi hera e fundit që Skiferat ishin në finale ishte viti 2002.