Hyseni: Buxhetin për bujqësi nga 400 mijë euro në vitin 2023, e kemi rritur në 800 mijë euro NULL NULL 15.02.2024 14:54 15.02.2024 14:54 Foto nga Arkiva: Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një takimi me fermerët, ka bërë të ditur se buxhetin për bujqësinë nga 400 mijë euro në vitin 2023, në këtë vit është rritur mbi 800 mijë euro. Ai tha se dëgjimet publike i kanë organizuar për të siguruar pjesëmarrje të fermerëve në planifikim dhe vendimmarrje. Kështu bëri të ditur Hyseni përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Ndërkohë sot, i kemi takuar fermerët me qëllim të diskutimit për plotësim-ndryshimin e rregullores për subvencionimin e fermerëve. Nuk duam më rregullore që na kufizon në 1500 subvencione por rregullore që u jep mundësinë e merituar atyre që me djersë e mund punojnë çdo ditë. Për bujqësi të zhvilluar e mbështetje të fermerëve meritor”, ka thënë kreu i Gjilanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.