Hyseni: Borrell nuk mund të sillet sikur të ishte prokuror apo komandant policie në Kosovë

Hyseni: Borrell nuk mund të sillet sikur të ishte prokuror apo komandant policie në Kosovë

NULL NULL
2 days më parë

Ish- koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë në Bruksel, Skender Hyseni, ka bërë një reagim të gjatë përmes facebook-ut, rreth deklaratës së djeshme të përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

Sipas ish-përfaqësuesit kosovar në dialogun e Brukselit, deklarata e Borellit ishte si një referim penalltie kundër Kosovës, 25 metra larg portës, në minuten e nëntëdhjetë të lojës, përcjell Klankosova.tv.

”Borell, me deklaratën e tij të pakuptimtë rreth veprimeve operative të organeve të drjtësisë së Kosovës në veri, me apo pa vetëdije, u vu në mbrojtje të krimit në një pjesë të vendit tonë. Tërësisht e papranueshme, kjo deklaratë ishte si “një referim penalltie kundër Kosovës, 25 metra larg portës, në minuten e nëntëdhjetë të lojes””.

”Pyetja thelbësore që duhet shtruar këtu është nese Borell ka kredibilitetin për të qenë një ndermjetës i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Pas deklaratës së djeshme kjo dilemë bëhet akoma më e madhe. Mirëpo, më parë se nga ne, përkatësisht nga qeveria e Kosovës, kjo pyetje duhet të shtrohet nga Presidenti Biden, Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Kryeministri Johnson, dhe zyrtarë të lartë të BE-së, sepse Kosova nuk e ka fuqinë e ndikimit e edhe më pak të vendimarrjes në ketë çështje”, thuhet mes tjerash.

Tutje ai ka pasur edhe disa sugjerime për përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, përcjell Klankosova.tv.

”Borell nuk mund të sillet sikur të ishte prokuror apo komandant policie në Kosovë. Me deklaratën e djeshme, duke u vënë në anën e krimit, Borell shkeli edhe mbi njërën nga vlerat themeltare të BE-së për rend e ligj. Ai duhet ta di se organet e rendit dhe ligjit në Kosovë janë sovrane dhe nuk duhet te marrin miraitimin e askujt për të luftuar krimin në territorin e saj”.

”Aq më pak miratimin e Serbisë, e cila, në fakt edhe është sponspori kryesor kriminalitetit në një pjesë të vendit tonë.

Qeveria e Kosovës dhe organet e drejtësisë janë dhe duhet të jenë tërsisht sovrane në verpimet e saja operative kundër krimit. Në të njetën kohë, ajo, pra Qeveria e Kosovës duhet të jet e kujdesëshme dhe syhapur dhe të mos lejoj një ‘fait accompli’ që aq shumë e dëshiron Serbia, e pse te mos thuhet, edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Dialogu Kosovë – Serbisë duhet të përmbyllet me një marrëveshjeje gjithëperfshirëse, ligjerisht të obligueshme, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë në kufinjtë ekzistues. Qellim parësor duhet të jet hapja e rrugës së integrimit edhe të Kosovës, e edhe të Serbisë në në BE, si dy shtete të pavarura”.

”Pra, çështja thelbësore midis Kosvës dhe Serbisë duhet adresuar pa u vonuar. Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te.

“Status-Quo”-ja nuk është nuk duhet të pëlqehet nga Kosova sepse shkon kundër interesave të saj, derisa është pikërisht Serbia e cila e pëlqen status-quonë, në pritje të ndonjë mrekullie në formën e një ambienti dhe konteksti politik të përshtatshëm për imponimin e pretendimeve të saja politike e territoriale ndaj Kosovës”.

”Për Kosovën zgjidhja përfundimtare e kontestiiti historik e politik me Serbinë, e që në thelb ështe edhe kontest midis shqiptarëve dhe sebrëve, është jetike. Kontesti Kosovë Serbi, nuk duron zgjidhje parciale. Qeveria e Kosovës nuk duhet të zbatojë asnjë marrëveshje apo zgjidhje parciale. Pra, një marrëveshjeje gjithëperfshirëse, ligjerisht të obligueshme, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë, është e domosdoshme në mënyrë që këto dy vende të mund të zbatojnë marrëveshjet parciale për çështje të veçanta”.

”Pra, dialogu duhet të vazhdoj dhe të mbyllet me njohje të plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia. Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, me një vendim bindës, ka konkluduar me 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësia së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të aplikueshme të Drejtës Ndërkombëtare. Pra, Kosova është shtet i pavarur brenda kufinjëve të saj ekzistues. Ky është një realitet politik i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm. Prandaj, Çfardo kontributi dhe ndihmese për arritjen e njohjes së ndersjellë Kosovë-Serbi, që mëton të mirret seriozisht, duhet të ndërtohet mbi këtë premisë fundamentale”.