Hyseni: Anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtar, i rëndësishëm për vendin NULL NULL 30.03.2015 12:39 30.03.2015 12:39 Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti në takim shefin e Iniciativës Rajonale në fushën e Menaxhimit të Kufirit dhe Migracionit(MARRI-i), Trpe Stojanovski. Hyseni vuri në dukje se anëtarësimi i Kosovës në këtë nismë do t’i kontribuonte stabilizimit të mëtejmë të situatës së sigurisë në rajon. Në këtë takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe nisma ndërkombëtare dhe rajonale që është ndër prioritet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po ashtu u diskutua për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Brendshme që në formë zyrtare në vazhdimësi ka kërkuar dhe ka aplikuar për anëtarësim në këtë nismë. Hyseni vuri në dukje se anëtarësimi i Kosovës në këtë nismë do t’i kontribuonte stabilizimit të mëtejmë të situatës së sigurisë së rajonit, sidomos çështjeve që kanë të bëjnë me kalimet ilegale të kufirit dhe do të bënte shtetin tonë të barabartë dhe partner serioz i shteteve të rajonit. Ndërsa, Trpe Stojanovski theksoi se pas konferencës Ministrore të mbajtur me datë 10 qershor 2014 në Cavtat të Kroacisë, ku shtetet anëtare të MARRI-it me unanimitet kanë aprovuar deklaratën përmes së cilës mirëpresin pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitetet e MARRI-it. Kjo iniciativë trajton çështjet e bashkëpunimit rajonal në fushën e menaxhimit të kufirit dhe migracionit. Duke qenë se kjo është ndër fushat kryesore edhe në Kapitullin 24 të Legjislacionit të BE-së, Kosova do të përfitonte nga anëtarësimi në këtë organizate si mekanizëm për të shkëmbyer përvojat më të mira dhe për të ndjekur qasje të përbashkët rajonale për çështjet të cilat ndërlidhen me menaxhimin e kufirit dhe migracionit.
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 2 months
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 2 months