Lajmet e fundit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë pa pagesë për të gjithë tifozët në ndeshjen e nesërme që Kosova U21 do ta zhvillojë ndaj Qipros.
Ky duel është i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2027” dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi i shtëpisë së futbollit kosovar vjen me synimin për të mbledhur sa më shumë përkrahës në shkallët e stadiumit dhe për t'u dhënë mbështetje maksimale shpresave të Kosovës në këtë përballje të rëndësishme kualifikuese.