Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hynë në fuqi masat anti-Covid të qeverisë

NULL NULL
06.07.2020 20:59
Lajmi i fundit
Lajmi i fundit

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me institucionet shëndetësore për të diskutuar për masat që do të ndërmerren për të parandaluar numrin e madh të rasteve me Covid-19, si dhe shtimin e numrit të viktimave.

Hoti në një konferencë për media njoftoi se nga masat kryesore që do të zbatohen është kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.

Kreu i ekzekutivit njoftoi po ashtu se në lokalet e gastronomisë gjatë kohës së lejuar do të kenë të drejtë të punojnë ambientet e jashtme si tarracat si dhe do të aplikohet shërbimi merre me vete “Take Away”.

Masat do të hynë në fuqi sonte nga ora 21:00.

Kufizimet vlejnë për komunat ku ka rritje të theksuar të rasteve me Covid-19 si në: Prishtinë, Prizren, Vushtrri, Ferizaj.

Zyrtare: Masat e reja anti-covid hyjnë në fuqi nga nesër

Qeveria merr masa të reja anti-pandemi (VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.