Hyn me armë në lokal, kërcënon shitësen dhe vajzën e saj (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 06.12.2021 20:35 nga Qendresa Sinani 06.12.2021 20:35 Një market në Vushtrri të dielën mbrëma ishte cak i një grabitësi. Aty hyri personi i maskuar që nën kërcënimin e armës ua kërkoi të gjitha paratë që i kishin në arkë. Por, këtë veprim nuk e bëri pronarja e lokalit që në ato momente ishte bashkë me vajzën 8-vjeçare. Kur kjo e fundit filloi të bërtiste, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes. Këto informacione i posedon edhe policia që po e heton rastin e cilësuar si “Grabitje në tentativë”.