Hykmete Bajrami priti në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani NULL NULL 27.05.2020 15:58 27.05.2020 15:58 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani. Bajrami e njoftoi Osmanin me aktivitetet dhe projektet e MAShTI-t të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në vendin tonë. Ajo foli për procesin e realizimit të mësimit në distancë në këtë periudhë pandemie, si dhe për projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me përmirësimin e sistemit arsimor në përgjithësi. Ministrja nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të mirë të financave publike dhe qeverisjes transparente duke shprehur zotimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Kombëtare të Auditimit në arritjen e këtyre objektivave. Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, foli për rëndësinë që ka aspekti i menaxhimit dhe kontrollit të financave publike në funksion të përmirësimit të qeverisjes. Ai theksoi se përmbushja e rekomandimeve të ZKA-së kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës financiare dhe qeverisjes së mirë dhe falënderoi ministren për gatishmërinë dhe angazhimin e saj në këtë drejtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024