“Hyjnesha në Fron”, këtë vit me më shumë filma - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hyjnesha në Fron”, këtë vit me më shumë filma

NULL NULL
01/06/2015
Gjithsej 44 filma do të shfaqen gjatë 5 ditëve të edicionit të sivjetshëm të Festivalit “Hyjnesha në fron”. 33 nga këta filma do të jenë të metrazhit të shkurtër dhe 11 të metrazhit të gjatë, ndërsa të gjithë këta janë përzgjedhur nga gjithsej 300 filma konkurrues.

Festivali i 8-të me radhë“Hyjnesha në fron”, kësaj here fillon në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe me këtë rast janë organizuar një serë aktivitetesh për fëmijët.

Drejtori i festivalit Besim Ajeti, tha se festivali është shumë i nevojshëm dhe megjithëse një manifestim i këtillë në shtetet tjera kushton shumë, këtu në Kosovë është duke u zhvilluar me një shumë të vogël simbolike.

Kjo, sepse në Kosovë nuk mungon vullneti i mirë i artistëve shqiptarë të cilët po bëhen pjesë e këtij festivali në mënyre humanitare.

Ndërsa, aktori Alfred Trebicka, njëherësh edhe anëtar i Jurisë së sivjetme, tha se ky festival me këtë kosto kaq të volitshme është për t’u përgëzuar, ndërsa edhe aktiviteti i filmit në tren për fëmijë është diçka unike.

Ai po ashtu tha se ideja e këtij treni është që ai të lëvizë më shumë dhe të shëtisë gjithë Evropën, gjë e cila ai shpreson që të ndodhë në vitet në vazhdim.

Pjesa e parë e ditës së parë të Festivalit kryesisht u është përkushtuar fëmijëve, ndërsa pas orës 23:00 do të ketë edhe filma për të rritur, filma të metrazhit të gjatë të cilët do të shfaqen në kinema dhe në Amfiteatrin e qytetit në Fushë Kosovë.

Mbyllja e festivalit do të bëhet më 5 qershor, në Kalanë e Harilaqit, ku do të përzgjedhen edhe filmat më të mirë dhe do të ndahen shpërblimet.