Huti si avokat - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Huti si avokat

NULL NULL
21/05/2015

Të mbrosh veten në gjykatë është krejtësisht normale, por të punësosh një hut si avokat mbrojtës është krejtësisht e pazakontë.

Por këtë e bëri Charles Abbott kur u paraqit në Gjykatën e qytetit të Aspen, Kolorado.

Abbott u thirr në Gjykatë pas një akuze nga ish shoku i dhomës së tij, Michael Stranahan.

Ky i fundit ishte ankuar për sulmet e vazhdueshme ndaj tij nga ana e Abbott.

Kur Abbott u paraqit në tavolinën e mbrojtjes, e vendosi një hut.

Madje ai tha se huti quhej “Soloman” dhe do ta përfaqësonte ligjërisht atë derisa të caktohej një avokat nga ana e shtetit.

“Soloman është shumë i ndjeshëm, ka diploma të fakultetit juridik nga Yale,Harvard dhe Stanford. Unë besoj se ai mund të më përfaqësoj denjësisht.” u shpreh i akuzuari.

Juria e gjykatësve e injoruan hutin dhe seanca përfundoi me një urdhër ndalesë për kontakt mes të akuzuarit dhe akuzuesit.

Huti nuk kishte koment.